Presidenti i Bajernit konfirmon mbështetjen pa kushte: Me Kovaçin deri në vdekje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2018 | 21:56

Presidenti i Bajernit konfirmon mbështetjen pa kushte: Me Kovaçin deri në vdekje

Uli Hënes thyen hesh tjen dhe shpreh mbështetjen e tij maksimale për trajnerin e Bajernit të Mynihut, Niko Kovaç. Tekniku kroat, me humbjen në shtëpi të shtunën kundër Borusias së Mënshengladbahut, e dërgoi në katër serinë e ndeshjeve pa fitore. Por presidenti 66-vjeçar, i cili vendosi të heshte deri sa skuadra iu drejtua drekës së “Oktoberfest”-it të dielën, tha për “Kicker”: “Do ta mbroj Niko Kovaçin deri në fund”.

niko kovac uli henes

Pastaj, numri 1 i bavarezëve siguroi përmes së përditshmes “Sueddeutsche Zeitung” se do t’i qëndrojë në krah trajnerit “pavarësisht asaj që do të ndodhë në javët e ardhshme”. Humbja turpëruese në shtëpi kundër Gladbahut i rrëshqiti kampionët e Gjermanisë në vendin e gjashtë në renditjen e Bundesligës. 46-vjeçari u përfol në shtypin gjerman se rrezikonte shkarkimin për 7 fitoret e tij në 11 ndeshje këtë sezon, sepse në shtëpinë e rekordmenëve gjermanë këto rezultate nuk mjaftojnë.

Por për të hedhur poshtë zërat e parë që qarkullojnë për shkarkimin e mundshëm të ish-trajnerit të Frankfurtit nga “Allianz Arena”, mendon vetë presidenti Hënes, i cili e konfirmon prerazi: “Do ta mbroj Kovaçin deri në vdekje. Ne jemi tërësisht të qetë. Nuk e kemi menduar për asnjë sekondë që ta shkarkojmë trajnerin”. Në këtë mënyrë Kovaç mund të vazhdojë të punojë i qetë, pavarësisht se pak ditë më parë, Hënes bënte përgjegjës direkt kroatin për problemet e skuadrës me rrotacionin. Por fjalët e fundit i vënë kapakun pasigurive të trajnerit.

Të dielën, kur Kovaç dhe skuadra mbërritën përpara derës së “Käfer’s Wiesnschanke” për të nisur festën e përvitshme tradicionale, fytyra e trajnerit nuk e fshihte tensionin. I vetmi që buzëqeshi përpara kamerave ishte drejtori sportiv, Salihamixhiç. Por brenda restorantit situata u ngroh dhe Kovaç u pa në humor teksa trokiste gotat me shefin e klubit, Rumenige.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"