Premier Liga po heton Çelsin/ Klubi londinez bën gati listën e 11 lojtarëve që do të largohen, me “valixhe” në duar edhe… Broja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2024 | 20:38

Premier Liga po heton Çelsin/ Klubi londinez bën gati listën e 11 lojtarëve që do të largohen, me “valixhe” në duar edhe… Broja

Që kur Tod Bohli mori drejtimin si bashkëpronar i Çelsit, londinezët kanë shpenzuar mbi një miliardë euro në tregun e transferimeve. Megjithatë, rezultatet vazhdojnë të jenë të pakta. Edhe këtë vit, skuadra londineze është larg Europës, aktualisht në vendin e dymbëdhjetë në renditje, dhe gjasat janë që ata të mos marrin pjesë tek asnjë kompeticion i UEFA-s sezonin e ardhshëm.

broja celsi

Ndër të tjera, Premier Liga po heton për të kuptuar nëse janë respektuar të gjitha rregullat e fair-playt financiar. Për të mos marrë sanksione, siç ndodhi me Everton dhe Notingam Forest, klubi anglez është gati të bëjë shumë lëvizje, largimi verën e ardhshme. Pothuajse gjysma e ekipit mund të shitet.

Sipas asaj që raportohet nga “The Sun”, janë njëmbëdhjetë lojtarë që mund të largohen nga blutë. Gazeta britanike emërton edhe emrat: Konor Gallager, Trevo Çaloba, Ian Matsen, Armando Broja, Leuis Hall, Mark Kukurella, Malang Sarr, Tiago Silva janë tetë profilet e para në dalje, tek të cilët Romelu Lukaku, Kepa Arrizabalaga dhe Hakim Ziyek në huazim.

Në listën e lojtarëve me “valixhe” në duar nuk mungon as Armando Broja! Mbetet për t’u parë me mjaft kuriozitet se cila do të jetë e ardhmja e sulmuesit shqiptar, duke ditur se edhe te Fulhem, Broja nuk ka arritur të përshtatet siç duhet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"