Premier Liga mbyll siparin, ja për çfarë luhet në javën e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2023 | 13:41

Premier Liga mbyll siparin, ja për çfarë luhet në javën e fundit

Me Sitin kampion dhe tri ekipet e tjera që janë konfirmuar në 4 vendet e para të renditjes, Arsenali, Junajtidi dhe Njukasëlli, Premier Liga thuajse i ka dhënë verdiktet e saj për sezonin 2022-‘23 në zonën europiane.

PREMIER LIGE

Liverpuli dhe Brajtoni do të luajnë në Ligën e Europës sezonin e ardhshëm, ndërsa i papërcaktuar mbetet vetëm vendi i 7-të, që të dërgon në Ligën e Konferencës.

Aktualisht ai është i Aston Vilës, por Totenhemi dhe Brentfordi shpresojnë në një hap fals të skuadrës së Emerisë në javën e fundit kundër Brajtonit për të luajtur në Europë sezonin e ardhshëm.

Në zonën e rënies, Sauthemptoni ka kohë që i ka dhënë lamtumirën Premier Ligës, ndërsa Lidsi, Lestëri dhe Evertoni do të luftojnë për mbijetesë. Këto të fundit kanë edhe shanset më të pakta, duke parë se renditen në kuotën e 31 pikëve, ndërsa liverpulasit kanë 2 pikë më shumë.

VERDIKTET:

– KATËR SKUADRAT E PARA SHKOJNË NË FAZËN NË GRUPE NË CHAMPIONS (MANÇESTER SITI, ARSENALI, NJUKASËLLI DHE JUNAJTIDI TË SIGURUAR).

– VENDET 5 DHE 6 SHKOJNË NË FAZËN NË GRUPE NË LIGËN E EUROPËS (LIVERPULI DHE BRAJTONI E KANË SIGURUAR).

– VENDI I SHTATË SHKON NË LIGËN E KONFERENCËS (PËR MOMENTIN ASTON VILA).

– VENDET 18-20 ZBRESIN NË CHAMPIONSHIP (SAUTHEMPTONI I RËNË ZYRTARISHT, EVERTON, LIDS E LESTER NË GARË PËR MBIJETESËN).

– JANË NGJITUR NË PREMIER BËRNLI DHE SHEFILD JUNAJTID. LUTON OSE KOVENTRI DO TË LUAJNË FINALEN PËR VENDIN E FUNDIT QË SHKON NË PREMIER.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"