Prej një dekade në shëtitje, Partizani si ekip… nomad

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2019 | 23:37

Prej një dekade në shëtitje, Partizani si ekip… nomad

Prej një dekade Partizanit i shkon përshtat epiteti “nomad”, pasi të kuqtë, që kur mbetën pa shtëpi, nuk kanë lënë terren sportiv në kryeqytet apo periferi pa provuar.

lerda partizani

Madje, së fundmi harta është zgjeruar duke i zhvendosur përgatitjet në kompleksin “Pepa” në Elbasan. Kompleksi i FSHFsë në Kamzë, stadiumi i Kamzës, kompleksi “Olimpic” në Yrshek, fusha e ish-Shkollës së Bashkuar, hapësirat e ndryshme te Kodrat e Liqenit Artificial, ish-kompleksi “Dinamo”, kompleksi “Internacional” në Pezë, kompleksi “Football Republic”, kompleksi “Pepa” në Elbasan, ish-stadiumi “Qemal Stafa”, stadiumi “Selman Stërmasi” dhe stadiumi “Elbasan Arena” janë terrenet që ka përdorur Partizani në dekadën e fundit, kryesisht kundrejt pagesës. Në disa raste kanë përdorur edhe disa fusha kalçetoje në kryeqytet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"