Prapaskenat/ Partizani donte të huazonte disa lojtarë te Laçi, por kurbinasit refuzuan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2018 | 13:53

Prapaskenat/ Partizani donte të huazonte disa lojtarë te Laçi, por kurbinasit refuzuan

Partizani donte që të huazonte disa lojtarë te Laçi, por klubi ka refuzuar. Pak kohë më parë, të kuqtë nisën negociatat me kurbinasit, duke u ofruar disa futbollistë që nuk kanë pasur shumë hapësira gjatë sezonit të fundit. Për të shmangur prishjen e kontratave, kryeqytetasit menduan që t’u gjenin një “strehë” te bardhezinjtë.

23518821_738493493011716_4843646730900736739_n

Megjithatë, drejtuesit u thanë “jo”. Plani i kurbinasve është që të ndërtojnë një ekip kompetiviv, por nuk kanë gjetur asgjë nga ato që kërkonin tek emrat e ofruar. Klubi momentalisht është i përqendruar tek Europa dhe vetëm më pas do mendojë për të ndërtuar skuadrën që do të përballojë sezonin 2018-2019.

Prioriteti i Besnik Prengës është gjetja e një qendërmbrojtësi dhe prej ditësh kanë nisur kërkimet në kampionatin kroat për të siguruar të duhurin. Në fokus janë vënë lojtarë që, edhe pse kanë cilësi, janë jo vetëm të zhgënjyer prej ekipeve të tyre, por duan edhe më shumë hapësira. Laçi gradualisht është duke marrë formë, ndërsa me afrimin e Hoxhallarit, Grecës, Eller dhe Kendesh kanë “blinduar” disa role. Gjithsesi, për të parë se si do të funksionojë ky grup në fushë, do shërbejë miqësorja e së shtunës që do të luajnë kundër Kastriotit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"