Prapaskenat e merkatos, Interi i ofron Dibalës shumën e majme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2022 | 14:43

Prapaskenat e merkatos, Interi i ofron Dibalës shumën e majme

Zërat se Interi është futur në lojë për Paulo Dibalën, duke qenë se nëse lojtari hyn në 6-mujorin e fundit të kontratës me klubin aktual mund të kontaktohet nga kushdo, kanë bërë që administratori Xhuzepe Marota të nisë të vërë në zbatim planin e tij.

dibala

Gjithsesi, nga Milanoja nënvizojnë se zikaltrit nuk është se mund t’i ofrojnë argjentinasit një rrogë më të lartë sesa Juventusi.

Zërat nga selia e Interit thonë se oferta e parë dhe e vetme është ajo e 30 milionë eurove për 4 vite, e thënë ndryshe 7.5 milionë euro neto në sezon për Paulo Dibalën, ndërkohë që Juvja ka zbritur nga 10 në 9 milionë, përfshirë bonuset.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"