Prapaskenat / De Biazi ishte trajner i Italisë për 21 ditë, pastaj e hoqi Marçelo Lipi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2017 | 11:46

Prapaskenat / De Biazi ishte trajner i Italisë për 21 ditë, pastaj e hoqi Marçelo Lipi

Gazeta italiane “Correre Dello Sport” ka zbuluar prapaskenat e bujshme të mënyrës së si Xhani De Biazi ishte shumë pranë firmës me Italinë dhe se si kishte vendosur gjithçka që në muajin prill të vitit 2016, që do të thotë para pjesëmarrjes në Euro 2016 me Shqipërinë. Gazeta në fjalë ka zbuluar edhe se pengesa e tij për të bërë realitet akordin quhej Marçelo Lipi, i cili ishte projektuar si drejtor teknik i kombëtareve italaine para se të merrte drejtimin e Kinës.

lipi tavekio

Takimi

De Biazi u takua me përfaqësuesit e Federatës Italiane në një hotel luksoz në Milano, “Grand Hotel Gallia”, ku në të kaluarën zakonisht mblidheshin klubet e njohura për të biseduar për merkaton. Ishte fundi i prillit 2016 dhe në takim u paraqitën krerët më të lartë të FIGC si presidenti Kalo Tavekio, drejtori i përgjithshëm i saj, Mikele Uva, presidenti i Lega Pro Gabriele Gravina dhe vetë De Biazi.

Aty, De Biazi merr miratimin nga drejtuesit e Federatës se do të ishte ai trajneri i ardhshëm i Italisë, ndërsa kishin marrëveshjen për një kontratë dyvjeçare që do të fillonte me 1 korrik, ose 11 korrik, në varësi të rrugëtimit të Italisë në Euro 2016. Bashkë me të, te Italia do të shkonte edhe Paolo Tramexani dhe të dy kishin filluar të projektonin paralelisht si Euro 2016, ashtu edhe rrugëtimin e ri në drejtimin e Kombëtares italiane.

De Biazi

Bllokimi

Por në këtë mes, pengesë bëhet një emër shumë i rëndësishëm që vendos veton për të, Marçelo Lipi. Edhe pse Tavekio i kishte premtuar De Biazit postin e trajnerit, ai dëshironte para së gjithash të merrte Lipin në Federatë dhe i kishte garantuar këtij të fundit se do ta zgjidhte ai trajnerin.

Lipi pranoi ftesën e Tavekios më 20 maj dhe vetëm një ditë më vonë, u rihap plotësisht diskutimi për postin e trajnerit të Kombëtares. Teknikut që udhëhoqi Italinë drejt titullit bnë Botërorin 2006, i pëlqente shumë një emër tjetër, Xhampiero Ventura dhe sipas akordit me Tavekion, zgjodhi trajnerin e ri duke i besuar këtij të fundit.

de biazi

Si për ironi të fatit, vetë Lipi nuk arriti të merrte zyrtarisht postin drejtues në federatë, edhe pse detyroi Tavekion të zgjidhte Venturën. Fakti që i biri ishte menaxher lojtarësh, e pengonte me statut të ushtronte këtë detyrë, ndaj ai u largua nga FIGC pa filluar punë dhe pranoi ofertën e kombëtares kineze.

Pas dështimit të marrëveshjes, De Biazi vendosi të qëndronte te Shqipëria edhe për një tjetër edicion, ndërsa Tramexani, që ëndërronte të drejtonte përkrah tij Italinë, filloi negociatat për të nisur karrierën si trajner i parë. Ndërkaq, prapaskenat iu konfirmuan De Biazit pas një takimi tjetër me Tavekion në nëntorin e vitit të kaluar, kur trajnerit të kombëtares iu konfirmua se Lipi kishte qenë pengesa e vetme për emërimin e tij te Italia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"