Pranë largimit nga Bajerni, Junajtid dhe Siti nisin një “derbi” në merkato për sulmuesin gjerman

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2022 | 15:50

Pranë largimit nga Bajerni, Junajtid dhe Siti nisin një “derbi” në merkato për sulmuesin gjerman

E ardhmja e Serxh Gnabrit duket gjithmonë e më larg Bajernit, ku duket se në ndjekje të sulmuesit gjerman në orët e fundit janë futur dhe dy skuadrat e Mançesterit, Siti dhe Junajtid.

gnabri

Sipas raportimeve nga “Goal”, dy gjigantët anglez kanë kontaktuar bavarezët për t’i kërkuar informacione lidhur me mundësitë e një transferimi të mundshëm të 26-vjeçarit, me Bajernin që e ka lënë ta hapur mundësinë e shitjes së tij.

Transferimi i Sadio Mane, ul shanset e Gnabrit për të qenë titullar gjë që ka bërë sulmuesin të mendojë për skuadrën e tij të radhës, ku përveç klubeve të Premier Ligës, lojtari ndiqet gjithashtu edhe nga Reali i Madridit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"