Pragndeshja Shqipëri-Kili/ Futbollistët e Kombëtares zbresin në fushë, shikoni atmosferët elektrizuese në Parma (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2024 | 20:24

Pragndeshja Shqipëri-Kili/ Futbollistët e Kombëtares zbresin në fushë, shikoni atmosferët elektrizuese në Parma (VIDEO)

Nga i dërguari në Parma, KRISTI SEJATLLARI
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Kilit do të jetë si “në shtëpi” për Kombëtaren kuqezi, për shkak të pranisë së shumë tifozëve shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen.

ewrererwerwrewrweerw

Kjo është parë gjatë gjithë ditës në rrugët e qytetit, por sidomos në orët kur afron takimi, pasi mbështetësit kanë ndezur atmosferën duke iu afruar në grupe të mëdha stadiumit “Ennio Tardini”.

Ora 20:20 – Futbollistët e Shqipërisë dalin në fushë, atmosferë elektrizuese në stadium. Tifozët kuqezinj të shumtë në numër.


Ora 19:55 – Stadiumi fillon të mbushet me tifozë të shumtë shqiptarë.

Ora 19:36 – Kuqezinjtë dalin në fushë duke marrë duartrokitjet e tifozëve të pranishëm.

bandicam 2024-03-22 19-36-09-017

Ora 19:20 – Autobusi i Kombëtares kalon mes brohoritjeve të tifozëve jashtë stadiumit.

Ora 19:15 –  Sheshet pranë stadiumit janë mbushur tashmë nga tifozët kuqezinj, të cilët presin të futen në impiant dhe kanë kaluar këto momente duke festuar me koret e zakonshme, për ta kthyer në një atmosferë të zjarrtë pragndeshjen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"