Portieri Zomer rrëfen suksesin në karrierë: Partnerja ka sakrifikuar gjithçka për mua, është heroinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2023 | 22:33

Portieri Zomer rrëfen suksesin në karrierë: Partnerja ka sakrifikuar gjithçka për mua, është heroinë

Së fundmi Jan Zomer ka rrëfyer se nga buron suksesi në profesionin e tij dhe se cili person ia ka shtruar “tapetin” drejt triumfeve në çdo hap.

yann-sommer-with-his-wife-alina-sommer

ARSYEJA E SUKSESIT-Alina gjithmonë do të mbetet personifikimi i arritjeve të mia në këtë sport kaq të dashur. Që nga aventura e shkëlqyer me M’Gladbah e deri te mbërritja në Mynih. Ajo sakrifikoi punën e saj për të marrë rolin e orientuesit mbi zgjedhjen e opsioneve më të mira në drejtimin e karrierës.

Por kjo nuk është e gjitha, pasi Alina ka marrë edhe trajtën e një babai të përkushtuar ndaj fëmijëve, si rezultat i aktivitetit të ngarkuar nga ana ime. Heroinë do të ishte fraza e duhur në shëmbëllimin e asaj që ajo grua e mrekullueshme ka bërë në favorin tim.

Profesioni i avokates ka qenë ëndërr, të cilën e zotëroi për një pjesë kohe, por më pas e la karrierën në shërbim të preokupimit ndaj meje. Nuk kam fjalë për ta falënderuar. Shembulli ideal i një nënë, gruaje, qenie njerëzore perfekte”, përfundoi mes notash të larta emocionale Jan në mikrofonin e prestigjiozes zvicerane “Blick”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"