“Polonia do vendin e parë”, reagon ish-golashënuesi i Botërorit: Nëse nuk kualifikohemi me Shqipërinë dhe Moldavinë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2022 | 20:39

“Polonia do vendin e parë”, reagon ish-golashënuesi i Botërorit: Nëse nuk kualifikohemi me Shqipërinë dhe Moldavinë…

Shqipëria do të ndeshet në kualifikueset e “EURO 2024” me Poloninë, Çekinë, Ishujt Faroe dhe Moldavinë, në grupin E.

lato

Ky short është komentuar dhe nga ish-legjenda e madhe e Polonisë, Gregorz Lato, i cili është shpallur dhe golashënuesi më i mirë i Botërorit të vitit 1974, thekson se Levandovski me shokë e kanë detyrim për të kaluar.

“Duke parë skuadrën tonë, grupi mund të fitohet. Sigurisht, kundërshtari ynë më i fortë do të jetë Çekia. Nëse nuk kualifikohemi nga ky grup, atëherë duhet të bëjmë një revolucion. Na kanë rënë Ishujt Faroe, Moldavia dhe Shqipëria…”, ishin fjalët e Latos.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"