Policë dhe piketa, Ze Maria revolucion në stërvitjen e Tiranes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2017 | 19:09

Policë dhe piketa, Ze Maria revolucion në stërvitjen e Tiranes

Lojtarët e gjejnë fushën stërvitore të zënë. Ora është 10 e 20 e paradites dhe ndihmësit e Ze Marias kanë zaptuar terrenin në “Skënder Halili” me piketa dhe kone. “Panorama Sport” sjell një vëzhgim nga seanca stërvitore, tashmë të tjetërsuara te Tirana. Krahas “diktatit” të trajnerit, edhe forcat e rendit bëhen palë. Në fund të stërvitjes, gjatë paradites së djeshme, tre punonjës të policisë së shtetit kanë mbërritur në kompleks për të asistuar dhe për t’u bërë me dije bardhebluve gatishmërinë për çdo rast nevoje që mund të kenë.

tirana

STËRVITJA

Shumë kuadrate të vendosur në bazë të planit për stërvitjen. Në fillim, trajneri është spektator. Për 30 minuta, përgatitësi atletik jep urdhra dhe udhëheq ekipin në kryerjen e ushtrimeve. Në fillim me karakter ngrohës për muskujt, por gradualisht me ngarkesë fizike të shtuar. Ushtrime nga më të ndryshmet, disa prej të cilave rastis t’i ndjekim në përmbledhjet e seancave që kryejnë skuadrat e mëdha në botë. Pas rreth 30 minutash, lojtarët freskohen dhe menjëherë zënë vend te pjesa e “minuar” me piketa dhe kone.

FORCA

Lojtarët nisin të punojnë me topin dhe trajneri nuk është më i urtë. Ka kritika. Hera-herës, edhe zë të ngritur për ata që gabojnë. “Dua veprime të sakta!”, “ulërin” Ze Maria.

RITMI

Logjika e ushtrimeve është e njëjtë, por këtë herë lojtarët janë në sfidë kundër njëri-tjetrit. “Shpejt, shpejt, shpejt”, thërret Ze Maria, i cili kërkon saktësi dhe ritëm.

SAKTËSIA

“Nuk mund të ndiqni më stërvitjen”, është fjala që thotë njëri prej pjesëtarëve të stafit. Trajneri kërkon të punojë me taktikën në fshehtësi të plotë. Lojtarët tashmë rreshtohen si të ishin një formacion për lojë. Tekniku brazilian kërkon spostime të mbrojtjes dhe mesfushorëve në unison. Ai improvizon vetë lëvizje me top dhe futbollistët duhet t’i përgjigjen. Nuk shpëtojnë as portierët, të cilët kryejnë një program special stërvitor nga Emanuel Egbo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"