Pogradeci zëvendëson të larguarit, premton surpriza

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2016 | 10:05

Pogradeci zëvendëson të larguarit, premton surpriza

Largimi i dy futbollistëve cilësorë, mbrojtësit Vangjel Zguro dhe sulmuesit Albi Çekiçi, ka krijuar boshllëk në skuadër. Kjo ka bërë që trajneri Festim Fetollari të kthejë sytë nga lojtarët që kanë qenë më parë pjesë e ekipit. Kështu, është rikthyer mbrojtësi Miklovan Pere dhe mesfushorët Topllari e Zeqollari.

pogradeci skenderbeu

Ka nisur të krijohet një grup cilësor që besohet se do të surprizojë në kampionat. Mesfushori Ermir Jahaj shprehet:

“Jemi në pritje të zbardhjes së shortit për t’u njohur me radhën e kundërshtarëve që do të përballemi për të ndërtuar më pas edhe strategjinë tonë. Ndeshjet e fundit miqësore po tregojnë më së miri edhe forcën e ekipit. Janë zëvendësuar lojtarët e larguar dhe mbi të gjitha jemi kompletuar.

Do të jemi me këmbë në tokë dhe personalisht mendoj vetëm për suksesin. Do të vlerësojmë çdo kundërshtar dhe besoj që në fushën tonë do të jemi të pakalueshëm. Pogradeci i ka të gjitha mundësitë për të qenë në 3 vendet e para”.

PËLLUMB STAROVA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"