Poçetino largohet në verë, PSG gati të nënshkruajë me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2022 | 12:54

Poçetino largohet në verë, PSG gati të nënshkruajë me…

Zinedin Zidan pritet të jetë tekniku i ri PSG duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Francezi shikohet si i duhuri në rolin e tij për ta çuar ekipin “parizien” aty ku ata kërkojnë.

pochetino zidane

Poçetino mendon të largohet nga kryeqyteti francez pas situatës jo të mirë që po kalon atje. Synimi i argjentinasit është Mançester Junajtid dhe duket se dhe klubi anglez po e kërkon me ngulm afrimin e tij.

Sipas gazetarit francez, Daniel Riolo, Zidan do të nënshkruaj në verë me PSG dhe do të jetë trajneri i ri i ekipit. Ishte pikërisht po ky gazetar që konfirmoi bisedimit midis Mesit dhe ekipit francez verën e shkuar. Sipas tij nuk mungon edhe mundësia e Zidan të drejtoj Mbapen te PSG sezonin e ardhshëm, edhe pse 23-vjeçari ende nuk pranon të nënshkruaj një kontratë të re me klubin francez.

Sipas mediave franceze, e vetmja gjë që mund të pengojë Zidan të drejtoj PSG është besnikëria e tij për ekipin e Marsejës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"