Po shkëlqen te Koniaspori, futbollisti shqiptar drejt transferimit te skuadra kampione

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2023 | 20:58

Po shkëlqen te Koniaspori, futbollisti shqiptar drejt transferimit te skuadra kampione

Shqiptari i Kosovës, Zymer Bytyqi po kalon një moment mjaft të mirë te skuadra e Koniasporit, teksa ditët e fundit për të kanë shfaqur interes kampionët në fuqi të Trabzonspor.

Zymer-Bytyqi-1-1-780x439

Bytyqi ka dy vite që është pjesë e Koniasporit, teksa është shndërruar në një protagonist te kjo skuadër së bashku me Endri Çekiçin.

CEKICI BYTYCI

26-vjeçari është futur në gjashtë muajt e fundit të kontratës me Konian dhe ofertat për të nuk kanë munguar në asnjë moment. Këtë edicion Bytyqi ka zhvilluar 21 ndeshje duke shënuar një gol e duke asistuar në tre të tjerë.

IMG-20230104-WA0010

Mediat turke kanë raportuar se kampionët e Turqisë e duan transferimin e yllit shqiptar të Kosovës që në afatin kalimtar të janarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"