Po shkëlqen në La Liga 2, Myrto Uzuni në radarët e “ekspertëve” të Ligës së Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2023 | 22:03

Po shkëlqen në La Liga 2, Myrto Uzuni në radarët e “ekspertëve” të Ligës së Europës

Sulmuesi shqiptar Myrto Uzuni është duke kaluar një sezon fantastik te Granada teksa ka shënuar 21 gola deri tani në La Liga 2. Këto statistika impresionuese kanë ngjallur interesimin e disa skuadrave të njohura. uzuni

“Todofichajes” raporton se Sevija e ka në plan të parë nënshkrimin me beratasin. Në La Liga, ky ekip është duke kaluar sezon të errët pasi po luftojnë për mbijetesë por nga krahu tjetër kanë eliminuar Mançester Junajtidin dhe janë kualifikuar në gjysmëfinalen e Ligës së Europës.

Sipas medias spanjolle, Sevilla e ka shprehur interesimin për të nënshkruar me Uzunin. Megjithatë ky transferim mund të ndodh në momentin kur të kuptohet më mirë situata e dy skuadrave, pra në fundin e sezonit kur të jetë mësuar renditja e Sevijas në La Liga dhe e Granada në La Liga 2.

Kjo e fundit është duke e tunduar Uzunin pasi i ka premtuar shiritin e kapitenit nëse ngjiten në elitën e futbollit spanjoll.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"