Po shkëlqejnë te Juventusi, bardhezinjtë gati ta blejnë MekKinin. Për Moratën mendohet zgjidhje alternative

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2021 | 23:22

Po shkëlqejnë te Juventusi, bardhezinjtë gati ta blejnë MekKinin. Për Moratën mendohet zgjidhje alternative

Juventusi nuk ka dyshime mbi shlyerjen e kartonit të Ueston MeKenit nga Shalke 04. Pavarësisht vështirësive ekonomike me të cilat po përballet, bardhezinjtë duke iu referuar “Gazzetta dello Sportit”, do të derdhin sipas akordit në arkat e klubit gjerman shumën prej 18 milionë eurosh. Verën e kaluar, të dyja palët ranë dakord për një huazim 1-vjeçar, mbi vlerën e 4 milionë eurove, plus 18 milionë euro të tjera për blerjen definitive të mesfushorit amerikan, i cili është shndërruar shpejt në një lojtar të pazëvendësueshëm të formacionit të Pirlos.
Esf8djTW4AA74Lz

Ndërkohë, nga Spanja nënvizojnë se e njëjta situatë nuk paraqitet për Alvaro Moratën. Jo për faktin se klubi bardhezi nuk beson te sulmuesi, por fakti që pas 10 milionëve për huazimin 1-vjeçar të këtij sezoni, për shlyerjen nevojiten 45 milionë të tjera. Ndaj Juvja do të aktivizojë klauzolën për një tjetër huazim 1-vjeçar të radhës, për sezonin 2021-2022, gjithashtu me vlerë 10 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"