“Po rritemi, i’u shkëputëm edhe fundit”, Bubeqi: Çdo ndeshje ka të veçantat e saj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2021 | 16:27

“Po rritemi, i’u shkëputëm edhe fundit”, Bubeqi: Çdo ndeshje ka të veçantat e saj

Dorian Bubeqi krenohet me Erzenin e tij dhe me të drejtë, pasi mundi kryesuesit. Trajneri beson se skuadra tani e tutje do të njohë vetëm rritje.

Bubeqi

“Nuk mund të them që Dinamo ishte dobët, por skuadra jonë është rritur. Kjo fitore është mjaft e rëndësishme për kthesën tonë. Sot (dje) arritëm t’i shkëputemi fundit, por kjo nuk do të thotë se mbaroi me kaq.

Jemi ende në vorbullën e daljes nga kategoria. Besoj se fazës së dytë do jemi ndryshe. Këtë javë na pret një sfidë mjaft e vështirë në Orikum, rival që luan për mbijetesën. Çdo ndeshje ka të veçantat e saj, e megjithatë në fushë do futemi për maksimumin.

Si çdo trajner, edhe unë mendoj për ndeshjen e radhës, të cilën e pres edhe më të fortë se kjo që kaluam”, u shpreh Bubeqi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"