“Po flasim me Mesin, Haland është në listë”, Presidenti i Barcelonës sqaron situatën në klubin katalanas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2021 | 23:05

“Po flasim me Mesin, Haland është në listë”, Presidenti i Barcelonës sqaron situatën në klubin katalanas

Presidenti i Barcelonës Joan Laporta ka sqaruar situatën në klubin katalanas, përsa i përket të ardhmes së Lionel Mesit dhe sulmuesve të tjerë që mund të afrohen.

joan-laporta-barcelona-erling-haaland

“Jemi në bisedime me Leon. Po bëjmë gjërat e duhura dhe shpresoj ta zgjidhim sa më shpejt. Por, tani duhet ta mbyllim sa më mirë sezonin dhe të vazhdojmë rrugëtimin pozitiv që kemi nisur.

Haland? Nuk më takon të flas për futbollistë të tjerë. Ne po shohim disa profile, por duam që t’i bëjmë gjërat me qetësi dhe të gjitha në vendin e duhur. Kemi kohë për të gjitha këto”, ka thënë presidenti i katalanasve përpara finales me Bilbaon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"