“Po ecim në rrugën e duhur, do jemi konkurrues”, Brdariç: Merkaton e kemi mbyllur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2020 | 10:35

“Po ecim në rrugën e duhur, do jemi konkurrues”, Brdariç: Merkaton e kemi mbyllur

Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, ka mbetur i kënaqur nga performanca e skuadrës në miqësoren e fundit kundër Kukësit. Ai ka vlerësuar angazhimin e lojtarëve gjatë kësaj faze përgatitore, ndërsa thekson në një bisedë për “Panorama Sport”, se skuadra është në rrugën e duhur për të arritur objektivat e klubit në sezonin e ri.

Thomas-Brdaric-770x470

“Ne i kemi zhvilluar përgatitjet me shumë lojtarë të rinj dhe në mënyrë të çuditshme. Të gjithë lojtarët ishin shumë të dobishëm dhe morën më të mirën e tyre. Kundër Kukësit ishte thjesht një ndeshje si pjesë e fazës përgatitore. Mendoj se po shkojmë në drejtimin e duhur. Jam i sigurt se do të gjejmë rrugën për të qenë konkurrues”, deklaroi fillimisht gjermani i pankinës shkodrane.

Në miqësoret e deritanishme Vllaznia ka shënuar pak, edhe pse lajm i mirë është goli i sulmuesit Dilaver ndaj Kukësit. “Unë u kam thënë lojtarëve se jo vetëm ai që shënon është i rëndësishëm. Ne kemi shumë për të bërë në fushë, që në fund të fitojmë së bashku ose të mësojmë nga përvojat”, ka thënë Brdariç. Në fund, i pyetur nëse merkatoja e Vllaznisë mund të quhet e mbyllur pas 16 afrimeve, trajneri u shpreh: “Ne jemi të kompletuar. Tani duhet të bëhemi të bashkuar për të arritur suksesin”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"