Po dështon në Premier Ligë, ish-sulmuesi i Juves gati të kalojë te Milani në janar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2019 | 9:12

Po dështon në Premier Ligë, ish-sulmuesi i Juves gati të kalojë te Milani në janar

Aventura e Moise Ken tek Evertoni nuk po shkon ashtu siç pritej nga klubi. Ish-sulmuesi i Juventusit nuk ka shënuar asnjë gol deri tani dhe shpresat kanë humbur tek ai.

MOISE KEAN

Ken jo vetëm që nuk aktivizohet nga trajneri Marko Silva, por në ndeshjen me Sauthemptonin, ai as që u grumbullua. Mino Raiola agjenti i tij nuk është i kënaqur me situatën që po kalon lojtari dhe kërkon më të mirën për të në merkaton e janarit.

moise-kean-1040x572

Siç raporton “Calciomercato.com”, Raiola ka nisur kontaktet me Bobanin dhe Maldinin, për një transferim të mundshëm të Ken te Milani. Mund të jetë i riu italian, afrimi i cili pritet në sulm dhe për këtë Raiola ka nisur punën.

Mbetet të shihet tashmë nëse ish-lojtari i Juves do të rikthehet në Serinë A, për të veshur fanellën kuqezi.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"