Plas Covidi në Kombëtaret kuqezi, e pëson përsëri… Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2021 | 19:15

Plas Covidi në Kombëtaret kuqezi, e pëson përsëri… Tirana

Në Kombëtaret kuqezi kanë rezultuar dy futbollistë pozitivë më Covid gjë e cila ka çuar në ndryshimin e listave të lojtarëve të grumbulluar nga trajnerët.

shpresat

Përkatësisht, te Shpresat është infektuar me virus lojtari i Tiranës Marsel Ismajlgeci duke humbur kështu dy ndeshjet e kuqezinjve me Andorrën dhe Slloveninë që do të luhen në “Elbasan Arena” në datat 7 dhe 11 tetor. Ismajlgeci është larguar nga grumbullimi, ndërsa në testet e zhvilluara me pjesën tjetër të skuadrës anjëri prej tyre nuk ka rezultuar pozitiv.

Ky nuk është rasti i parë që një futbollist i Tiranës rezulton pozitiv me Covid në grumbullimin me kombëtaret, pasi në sfidat e shtatori, gardiani Visar Bekaj u infektua me virus duke humbur sfidat eliminatore me dardanët.

Por një futbollist është infektuar dhe në radhët e Kombëtares U-19. Bëhet fjalët për Mateo Çipin, i cili gjithashtu si Ismajlgeci ka braktisur grumbullimin duke u izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës. 19-vejçarët e drejtuar nga Armando Cungu do të zhvillojnë dy takime miqësore me Malin  e Zi në datat 8 dhe 12 tetor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"