“Pjesën e parë e pash në këmbë, njerëzit ishin pa biletë”, djali i Mançinit tregon prapaskenat dhe telefonatën me të atin pas triumfit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2021 | 20:39

“Pjesën e parë e pash në këmbë, njerëzit ishin pa biletë”, djali i Mançinit tregon prapaskenat dhe telefonatën me të atin pas triumfit

 Djali i Roberto Mançinit, Andrea Mançini u ndal të fliste gjatë për mikrofonat e ‘’Sky Sport’’ duke treguar dhe disa detaje interesante mbi punën fantastike të bërë nga babai i tij.

mancini

Triumfi: ‘’Jemi shumë të lumtur për 60 milionë italian që kanë kaluar gjithë këto dhimbje këto dy vjet. Ne i kurorëzuam të gjitha me një fitore epike , ndoshta pak besuan për këtë triumf 3 vite më parë’’.

Përshtypja: “Unë e thashë atë një muaj më parë se jeta gjithmonë jep një shans të dytë. Fati kishte një llogari të hapur me babanë. Puna e këtyre tre viteve është e pabesueshme, unë mendoj se Italia e ka merituar triumfin në Kampionatin Europian’’.

Qëllimi: “Unë mendoj se forca e krijuar vinte nga një grup i shkëlqyeshëm. Në gara të tilla grupi është gjëja më e rëndësishme. Ju mund të jeni vetëm në jetën personale, por nëse ekipi është si një familje gjithmonë fiton. Qëllimi i babait ishte të krijonte këtë alkimi të jashtëzakonshme “.

Hajmalia: ‘’Para Kampionatit Evropian ne i dhamë babait një patkua blu dhe i thamë se do t’i sillte fat. Ai e futi në çantën e tij dhe gjithmonë e mbante me vete. Gjëja më e rëndësishme për momentin është të festojmë së bashku pas një muaji të ndaj”.

Finalja: ‘’Hyra në stadium 10 minuta para se të fillonte ndeshja, nuk kishte vende të caktuara. Shumica e njerëzve ishin pa biletë. E pash pjesën e parë në këmbë, pastaj në pjesën e dytë u ula’’.

Telefonata me Mançinin: ‘’Kam folur në telefon me babain, ishte shumë i lumtur. E komplimentova dhe i thashë se e meritonte. Ai përdori zemrën e tij për kombëtaren, dhe kjo do të mbetet në histori. Më falënderoi dhe më tha se ndjente të njëjtën gjë si unë. Para 3 vitesh, thoshte se do të kishte dëshirë të fitonte Europianin dhe Kupën e Botës. Tani mungon Botërori, por është herët për të folur për këtë dhe presim të jemi protagonist. Në këto 3 vite të momenteve të vështira, kemi arritur 34 rezultate pozitive dhe kemi eliminuar Spanjën. Ajo çka ky ekip kombëtar ka bërë do të mbetet në histori’’, tha Andrea Mançini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"