Pioli nis spastrimet te Milani, Maldini gjen në Ibiza një përforcim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2020 | 19:53

Pioli nis spastrimet te Milani, Maldini gjen në Ibiza një përforcim

Përveç një ose dy afrimeve në mesfushë për t’i dhënë frymëmarrje Benaserit dhe Kesit, drejtuesit kuqezi do të punojnë shumë me prapavijën. Udhëzimet e Stefano Piolit janë të qarta dhe përveç Alesio Romanjolit, Simon Kjaerit dhe Teo Hernandezit, të gjithë të tjerët janë në diskutim.

Milan

Klubi mendon të huazojë Leo Duartën (rikthim në Brazil) i cili mes dëmtimesh dhe problemeve për t’u përshtatur ka kaluar një sezon shumë të vështirë. Së bashku me 24-vjeçarin do të largohet me siguri dhe njëri mes Muzakios dhe të riut Gabia. Ky i fundit ka besimin e të gjithëve dhe për shkak të moshës mund të mbahet në ekip, me argjentinasin që mund të kthehet te Vijareali nëse nga spanjollët Milani arrin të sigurojë Funes Morin.

Me të sapoardhurin Kalulu që do të integrohet nëpërmjet ekipit të të rinjve, Konti e Kalabria luftojnë për të mbetur në organikë, teksa Laksalt e Rodrigez janë që të dy të destinuar të largohen nga “Djalli”. Përsëri në Ibiza e mbase përsëri me një tjetër mision. Milani në vitin e fundit i ka mësuar tifozët me afrime surprizë e akorde që janë nënshkruar në plazh (Teo Hernandez) apo restorant (Benaser). Këtë herë i dyshuari për një transferim te Milani është Rozhejo Funes Mori. Ai luan në rolin e mbrojtësit për Vijarealin dhe kombëtaren argjentinase.

Funes-Mori-1-1280x720

29-vjeçari ditën e djeshme ka postuar një fotografi nga Ibiza. Deri këtu nuk ka asgjë të dyshimtë, përveç faktit se së bashku me të është edhe Paolo Maldini. Legjendën kuqezi ai e ka prezantuar me një postim në rrjetin social “Instagram”, ku në foton me drejtorin e “Djallit” shkruante: “As uji nuk mund të kalojë dot”. Një referencë e qartë për rolin që njëri mbulon e tjetri e ka mbuluar për më shumë se dy dekada, por mbase edhe një sinjal merkatoje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"