Pioli me “dhimbje koke”, pesë lojtarë në dyshim për sfidën ndaj Sasuolos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2021 | 11:20

Pioli me “dhimbje koke”, pesë lojtarë në dyshim për sfidën ndaj Sasuolos

Në dyshim ishte vetëm Davide Kalabria që vjen nga një ndalesë për shkak të operacionit në menisk, por ditën e djeshme Stefano Piolit i është dashur të bëjë llogaritë me pesë lojtarë, të cilët mund të mos i aktivizojë dot sot në sfidën kundër Sasuolos.

milan

Zlatan Ibrahimoviç ka një problem në kavilje, ashtu si Teo Hernandez që pati marrë një goditje në sfidën me Xhenaon. Probleme të natyrës muskulore për Benaserin dhe Çalhanoglunë, ndërkohë që Romanjoli nuk është në formë optimale.

Për të gjithë këta futbollistë trajneri i Milanit do ta shfrytëzojë ditën e sotme për të vendosur mbi aktivizimin e secilit, ndërkohë që Leao mund ta nisë nga stoli me Rebiçin e spostuar në sulm, teksa Kruniç do të luante në të majtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"