PIKANTET Vllaznia-Tirana/ Nga aktrimi te përkujtimet, Bekaj ka probleme me këpucët. Ja çfarë nuk u pa në TV

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2021 | 22:17

PIKANTET Vllaznia-Tirana/ Nga aktrimi te përkujtimet, Bekaj ka probleme me këpucët. Ja çfarë nuk u pa në TV

Supersfida Vllaznia-Tirana rezervoi dhe disa momente pikante që nuk u panë në TV. ”Panorama Sport” iu sjell momentet më të veçanta të sfidës.

tirana toli

* Një banderolë e madhe ishte vendosur në tribunën përkundrejt në të cilën shkruhej: “Dje, sot, nesër… Përgjithmonë Vllaznia”, ku ishin vendosur edhe portrete dhe emrat e disa prej ikonave të futbollit shkodran ndër vite, duke filluar nga Boriçi, Shllaku, Dibra, Bizi, Zhega, Ndoja, Rragami, Zmijani, Sinani e Beqiri.

bandicam 2021-10-30 16-43-11-479

* Një minutë heshtje për Nikoll Gjergjin, futbollist i viteve ’60-’70 i ndarë nga jeta pak ditë më parë. Ndërsa kryebashkiakja Ademi e presidenti Xhaferi i dorëzojnë kapitenit Krymi fanellën me nr. 7 që ka mbajtur Gjergji përgjatë gjithë karrierës së tij.

bandicam 2021-10-30 16-46-35-697

* Ismajlgeci dëmtohet në nxehmje dhe ia lë vendin Përgjonit.

* Aktrim në minutën e 14-të nga Bekaj, i cili provokon Aralicën dhe më pas kërkon, me një rrëzim në tokë, një karton të kuq për sulmuesin kroat të Vllaznisë, por në këtë moment gabon edhe gjyqtari i takimit tek ndëshkon vetëm Aralicën me karton të verdhë.

Bekaj aralica (1)

* Protesta të forta në drejtim të arbitrit nga tekniku Brdariç pas një faulli të dhënë në favor të miqve. Në të 35-tën janë futur në stadium një pjesë e tifozëve të Tiranës. Ata nuk kanë arritur që të shijojnë golin e parë të ekipit të tyre.

* Bekaj ka problem me këpucën në të 42-ën minutë, por ndërhyjnë anëtarë të stafit të cilët bëjnë që gjithçka të jetë normale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"