Pikantet Partizani-Teuta/ Kalari kapet me anësorin, dy trajnerët nuk përmbahen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2023 | 16:28

Pikantet Partizani-Teuta/ Kalari kapet me anësorin, dy trajnerët nuk përmbahen

“Panorama Sport” ju sjell momentet pikante të ndeshjes Partizani-Teuta.

PARTIZANI-TEUTA

* Presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelli, e ndoqi takimin në tribunë së bashku me presidentin e Partizanit, Gazment Demi dhe drejtorin e përgjithshëm Olsi Rama.

* Lojë e ashpër në fund të pjesës së parë, ku pati edhe dëmtime. Ndalesat shfrytëzohen nga lojtarët për të konsumuar ujë dhe për të marrë këshillat e stafit teknik.

* Pano Qirko dhe ish-kapiteni i Teutës, Emiljano Vila, përpara ndeshjes takuan miqtë e tyre te Teuta duke diskutuar disa çaste me njëri-tjetrin.

* Disa “ish”-ë ishin pjesë e të dyja ekipeve. Karabeci, Daja, Kotobelli, Vila dhe Qirko ishin ndër më të spikaturit.

* Në disa momente në stadium dëgjohet vetëm Martini. Edhe Abilaliaj nuk përmbahet herë pas here. Vlonjati e ka me të gjithë, duke drejtuar lojën me fjalë.

* Pas një rivënieje fundore në favor të Teutës, ndihmëstrajneri Reinaldo Kalari del nga pankina dhe thërrt: “O anësor ca bo mor burr”.

* Tifogrupi mbështetës i Partizanit, “Ultras Guerrlis”, herë pas here gjatë gjithë ndeshjes brohorisnin në kor emrin e Kekos dhe sulmuesi ia shpërbleu me gol.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"