Pikantet / Magani ironi me lojtarët, Mezani e ka me arbitrin: Obobo çfarë qenka ky, na mori në qafë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2017 | 22:18

Pikantet / Magani ironi me lojtarët, Mezani e ka me arbitrin: Obobo çfarë qenka ky, na mori në qafë

Tifogrupi më i ri i Teutës, “Marinsat”, nuk ishin prezentë në stadium. Mësohet se arsyeja është përjashtimi i Albi Dostit nga skuadra. Ndërsa “Djemtë e detit” e mbështetën skuadrën gjatë gjithë ndeshjes, edhe në momentet më të vështira ata ishin pro ekipit.

Pjesa e 2-te

-Mbrojtësi Shkalla ngurron të ndjekë një aksion, por Magani i bërtet: “Ik o Shkalle”…

-Forcat e policisë ishin të pakta në këtë ndeshje dhe nuk pati ndonjë incident. Interesant ishte fakti se në tribunën A ishin edhe tifozët durrsakë, edhe ata të ardhur nga Laçi.

-Laçi fiton një goditje dënimi dhe të gjithë lojtarët durrsakë janë në zonë, me përjashtim të Osemenes. Magani i thërret nga pankina: “Po ti ç’më rri aty!”, duke i drejtuar gishtin drejt mbrojtjes.

-Trajneri Gentian Mezani nuk është ulur për asnjë moment në pankinë, teksa gjatë ndeshjes ka shfaqur edhe shenja nervozizmi. Në disa raste është i pakënaqur me vendimet e gjyqtarit. “Obobo çfarë qenka ky, na mori në qafë”.

-Osemene nuk e pret mirë zëvendësimin, pasi del nga fusha, nuk shikon fare nga pankina dhe nuk shkon t’i japë dorën Maganit. Ky i fundit i thërret: “Hajd re këtu ti!”.

-Beqja nuk ndjek një aksion, Magani me ironi i thotë: “Lëre, s’ka gjë, kemi kohë”.

-Gjatë një kundërsulmi të Laçit, trajneri peqinas acarohet me ekipin dhe i drejtohet zv.trajnerit Dervishi: “Nuk po e kuptoj çfarë duan të bëjnë”.

-Lojtarët e Teutës në përfundim të ndeshjes shkojnë të përshëndesin ultrasit “Djemtë e detit”, por këta të fundit në shenjë proteste nuk reagojnë, por qëndrojnë të ulur, edhe pse gjatë gjithë ndeshjes brohoritën fort

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"