Pikantet Luftëtari-Laçi/ Aleksi “kapet” me të gjithë, gjyqtari Alla në shënjestër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2018 | 19:44

Pikantet Luftëtari-Laçi/ Aleksi “kapet” me të gjithë, gjyqtari Alla në shënjestër

Takimi i djeshëm është karakterizuar nga moti i mirë, ndërkohë që në Gjirokastër ka pasur vetëm pak episode interesante: * Në orën 12:30, të parët që kanë shkelur në fushën e stadiumit “Gjirokastra” ishin forcat e rendit, të cilët, pasi morën udhëzimet e drejtuesve, kanë mundësuar vijimin në normalitet të plotë të ndeshjes.

Luftetari

* Edhe pse ishte një ndeshje Kupem ku rezultati i dy javëve më parë nuk linte vend për të besuar te përmbysja, hyrja në stadium ishte me biletë. Jo më shumë se 700-800 tifozë ishin të pranishëm në shkallët e stadiumit “Gjirokastra”.

* Moti i mirë pas reshjeve të shiut të ditëve të shkuara duket se u kthye në aleatin e sportdashësve bluzinj, të cilët nuk mund të mos frekuentonin tarracat e pallateve përreth stadiumit.

* I pranishëm në tribunën VIP, si zakonisht, ishte presidenti i Luftëtarit, ndërkohë që binte në sy mungesa e presidentit mik. E si për të mos lënë vendin vakant në tribunën VIP, kishte deleguar të birin Kleon.

* Kur kronometrohej e 28-a minutë, në momentin më të mirë kur Luftëtari kishte mundësinë për të rrezikuar, Aurelio nuk tregohet i saktë, teksa Lamçe priste topin. Lika nervozohet dhe përmes artikulacioneve shpreh hapur pakënaqësinë në dhënien e topit të fundit.

* Në minutën e 36-të, Aleksi, si gjithmonë impulsiv dhe kërkues, “kapet” me Toledon, teksa i drejtohet: “Është topi im, dil para!”.

* Në pushimin mes dy pjesëve, punëtorët e stadiumit janë ndalur në vendosjen e pjesëve të tapetit pas dëmtimit të pësuar. Të parët që prekën fushën pas përfundimit të pjesës së parë ishin Bregu, Abazaj, e Rroca, të tre të aktivizuar nga Lika në pjesën e dytë.

* Sakaq, gjyqtari i katërt, Laver Alla, në momentin e zëvendësimit të Bardhit me Lushkjan, ka shtypur gabimisht numrin duke përcjellë ilaritet mes të pranishmëve.

* Në minutën e 68-të, një ndërhyrje e gabuar ndaj Liçajt duket se është “fshehur” nga kryesori Shahini. Rroca nga pranë aksionit i drejtohet Allës: “O Alla, pse je ti këtu?”

* Në fund të ndeshjes, futbollistët miq janë larguar të qetë drejt autobusit që i priste në hyrjen kryesore të stadiumit. Rexhinaldo nuk pranoi të fliste për mediat

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"