Pikantet/ Laçi ndërron fanellat para sfidës, kuksianët “kunja” Josës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2023 | 14:08

Pikantet/ Laçi ndërron fanellat para sfidës, kuksianët “kunja” Josës

“Panorama Sport” ju sjell momentet pikante të ndeshjes mes Kukësit dhe Laçit, e fituar minimalisht nga verilindorët. GDFHF

* Sfida nis me 7 minuta vonesë, për shkak se ekipi i Laçit ndërron fanellat. Fillimisht ata dolën në fushë me ato me ngjyrë të zezë, të cilat mesa duket ngjasonin paksa me blunë e theksuar të Kukësit. Para startit të sfidës detyrohen të rifuten sërish në dhomat e zhveshjes dhe të ndërrohen, për të veshur ato tradicionalet, bardhezi.

* Pak tifozë në shkallët e stadiumit, me numrin e tyre që nuk i kalonte 300. Edhe pse me një mot të mirë dhe në një ditë pushimi, këta të fundit nuk kanë preferuar të ndjekin skuadrat në stadium.

* Një sfidë mes ish-ësh në pankinë, pasi si Josa dhe Nica patën drejtuar më herët skuadrat kundërshtare. Në fushë ishin Melo dhe Duka, që më herët kishin luajtur te Kukësi dhe Laçi.

* Mjaftojnë dy topa gabim radhazi në pasim të Rivasit, për të irrituar tifozët e Kukësit, të cilët kërkonin zëvendësimin e tij.

* Pas golit të shënuar nga Mbarak, tifozët e Kukësit nisin të ngacmojnë Mirel Josën, duke e thumbuar edhe për faktin se ka qenë një ish-trajner i kësaj skuadre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"