Pikantet e Tomori-Laçi / Velkoski shkakton humor, tifozët ngacmojnë Guindon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2021 | 20:30

Pikantet e Tomori-Laçi / Velkoski shkakton humor, tifozët ngacmojnë Guindon

Hyrja e tifozëve në takimin mes Tomorit dhe Laçit ka qenë falas. Ndwrkohë, ka ngjallur jo pak habi mënyra se si Tomori priti të luante me uniforma blu, në vend të asaj të bardhë, që është edhe ngjyra tradicionale dhe fanella e parë zyrtare. Nga ana tjetër, Laçi si mysafir luante me uniformën e tij zyrtare bardhezi.

guindo

Në minutën e 55-të, qendërmbrojtësi Viktor Velkoski, teksa ishte duke kërkuar një pasim nga shokët e tij, ndonëse pa top dhe pa kundërshtar pranë, pengohet në tapetin sintetik dhe rrëzohet, duke krijuar humor në stadium.

Tjetër moment ilariteti ishte në momentin kur në fushë u fut sulmuesi Guindo. Tifozët beratas e ngacmuan lojtarin nga Mali, duke i thënë me shaka që të kthejë kokën nga tribuna, pasi një prej tyre është gjithashtu nga vendi afrikan.

Të dyja skuadrat në ndeshjen e djeshme kishin lënë pushim disa titullarë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"