Pikantet e Partizani-Kastrioti/ Presidenti Demi i veçuar, VAR-i lë në “baltë” arbitrat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2022 | 20:35

Pikantet e Partizani-Kastrioti/ Presidenti Demi i veçuar, VAR-i lë në “baltë” arbitrat

Përballja mes Partizanit dhe Kastriotit u zhvillua në “Elbasan Arena” pa praninë e tifozëve. “Panorama Sport”, që si zakonisht është e pranishme në çdo stadium të Kategorisë Superiore, ju sjell disa nga çastet më pikante të sfidës, një pjesë e të cilave nuk u shquan në kamera.

bandicam 2022-05-21 18-35-53-551

*Ajo që ra në sy ishte se krutanët e nisën këtë sfidë me 9 lojtarë të stolit dhe vetëm Neziri e Hasani ishin nga formacioni i parë. *Trajnerët Çela dhe Mehmeti duket se kanë hatërmbetje mes njëri-tjetrit pasi as në fillim dhe as në fund të ndeshjes nuk zgjodhën të përshëndeteshin.

*Çela i kërkon kryesorit që ta gjykojë mirë ndeshjen, ndërsa Shahini si me të qeshur i kthehet: “Të lutem edhe ti mos m’i ngacmo asistentët”.

*Pjesa e parë qe mjaft e luftuar, ndërsa arbitri e mbylli fiks në kohë. Asnjë minutë shtesë. Kjo acaroi të dy stafet teknike, pasi ora në stadium ishte ende te minuta e 44-t. *Me nisjen e pjesës së dytë, Partizani arriti që të shënonte, por tabela elektronike në stadium për disa minuta e mbajti rezultatin 0-0.

*VAR-i pati probleme në pjesën e dytë dhe këtë ia sinjalizoi delegatit arbitri i katërt, Erjon Bastari.

*Presidenti i Partizanit, Gazment Demi, mbërrin në stadium vetëm në pjesën e dytë. Edhe atëherë preferoi të ulej diku veçmas.

*Trajneri i krutanëve, Emiljano Çela, zgjedh të mos komentojë asgjë për mediat, duke braktisur konferencën pas ndeshjes.

*Partizani nuk e ndryshon menynë pas fitores. Edhe pas triumfit ndaj Kastriotit, në “Elbasan Arena” mbërriti një “pallat” me pica. E njëjta gjë ndodhi edhe pas fitores në ndeshjen e shkuar ndaj Egnatias.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"