Pikantet e Egnatia-Teuta/ Sulmuesi provokon te festa, trajnerin nuk e mban vendi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2023 | 19:53

Pikantet e Egnatia-Teuta/ Sulmuesi provokon te festa, trajnerin nuk e mban vendi

Në takimin Egnatia-Teuta, që përfundoi me fitoren e miqve, ka pasur edhe disa momente pikante, që “Panorama Sport” i sjell për lexuesit e saj. Collage Maker-02-Oct-2023-07-28-PM-2897

* Takimin Egnatia – Teuta, e mbyllur me rezultatin 0-1 në favor të durrsakëve, e ndoqën nga tribuna VIP e stadiumit “Arena Egnatia” të dy presidentët e ekipeve respektive, Agim Demrozi dhe Edmond Hasanbelliu. Në përfundim të sfidës ata i dhanë dorën njëri-tjetrit. I ulur pranë tyre ishte ishte kryetari i Bashkisë Rrogozhinë, Edison Memolla.

* Trajneri i Teutës, Edi Martini, ishte gjatë gjithë ndeshjes në këmbë duke udhëzuar të tijtë dhe në shumë momente gati sa nuk u fuste në fushë, duke tërhequr vëmendjen e gjyqtarit të katërt të sfidës, madje u ndëshkua edhe me karton të verdhë në minutat shtesë të takimit.

* Në minutën e 61-të takimit, kur Realdo Fili kaloi Teutën në avantazh, provokoi disi tifozët rrogozhinas me festën e tij. Këta të fundit vërshuan me sharje ndaj tij dhe kapitenit Blerim Kotobelli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"