Pikantet Bylis-Erzeni/ Në fund plas sherri, tifozët ia marrin një polifonie të zonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2023 | 22:40

Pikantet Bylis-Erzeni/ Në fund plas sherri, tifozët ia marrin një polifonie të zonës

Më një incident ka mbaruar ndeshja në Ballsh, teksa me duar janë kapur Maçolli i Bylisit dhe Troplini i Erzenit.

sdfsdfsdfsdf

Në atë moment kanë ndërhyrë edhe lojtarë të tjerë dhe persona të stafit, ndërsa në fushë ka hyrë edhe një tifoz i Erzenit, i cili është neutralizuar nga policia, e cila ka ndërhyrë dhe ka qetësuar situatën.

Të dy lojtarët ndëshkohen me të kuqe. Përveç incidentin, ka edhe disa momente të tjera pikante që “Panorama Sport” i sjell për lexuesit.

* Takimi ka nisur me një minutë heshtje në nder të ditës së zisë dhe viktimave në shtetin fqinj të Greqisë nga përplasja e trenave…

* Me 6 brazilianë në fushë ka nisur ndeshja, rrallë herë gjatë këtij sezoni në kampionatin tonë, nga 3 lojtarë “samba” për çdo ekip.

* Xhonatan Lajthia nga Bylisi ka pasur statusin e “ish-it” dje, ndërsa Ardit Peposhi e Xhelil Asani të Erzenit kanë qenë më parë pjesë e mallakastriotëve.

* Para ndeshjes dhe në pushim të saj, në stadium ka pasur atmosferë me këngë tradicionale të zonës, që kanë marrë edhe duartrokitjet e dy tifozërive të pranishme.

* Një moment kur Ruçi tenton nga distanca dhe topi shkon larg portës, dëgjohet Shensoi: “Mos kaloni në aventurë, bëni veprime konkrete”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"