Pikantet/ “Arapi ka që në shtator me 3 të verdhë”, nuk mungojnë batutat në Bylis-Teuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2021 | 20:40

Pikantet/ “Arapi ka që në shtator me 3 të verdhë”, nuk mungojnë batutat në Bylis-Teuta

“Panorama Sport” ju paraqet disa nga të veçantat e ndeshjes, mes Bylisit dhe Teutës, e cila u luajt në “Adush Muça” të Ballshit.

TEUTA 1

– Një tifoz i Bylisit me ironi, pas fualleve që shkaktonte Arapi iu drejtua Bastarit: “O arbitër, jepi ndonjë karton Arapit se ka që në shtator me tre të verdha!”

– Penalltia e Teutës ka shkaktuar irritim te ballshiotët. Trajneri Dovedan ka kërkuar ta shikojë në kamera edhe në fund ka dashur nga Zajmi dhe Kotherja që t’i flasin arbitrit.

– Anësori Ergin Doda gjatë ndeshjes bisedon me trajnerin Martini kur ndodhej afër stolit. Kjo ka bërë që të irritohet tribuna ballshiote. Njëri prej tyre me batutë iu drejtua: “O anësor, Martinin ke shef ti ore që të jep urdhra?!”

– Minuta 93. Rustem Hoxha i bërtet Zogajt për rastin e shpërdoruar në fund. – Në fund të sfidës drejtues dhe zyrtarë të Bylisit kanë kërkuar të shohin penalltinë e dhënë për Teutën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"