Pikantet| Apolonia-Tirana/ Dëmtohet arbitri, tifozët pushtojnë tarracat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2021 | 22:52

Pikantet| Apolonia-Tirana/ Dëmtohet arbitri, tifozët pushtojnë tarracat

“Panorama Sport” iu sjell pikantet e ndeshjes së djeshme në Fier, mes Apolonisë dhe Tiranës.

apolonia tirana

* Anësori Andi Koçiaj kishte probleme fizike. Me sa kuptohet, bëhet fjalë për një tërheqje, ndërsa stafi i Tiranës i fashon këmbën.

* E nis me fitore trajneri i Tiranës, Orges Shehi, i cili nuk ka mbushur as javën në krye të kampionëve.

* Tek Apolonia ka debutuar mbrojtësi senegalez, Ismaila Diop, i cili vetëm 4 ditë më parë nënshkroi për fierakët. 21-vjeçari ka luajtur 90′ të plota dhe ka bërë një paraqitje të mirë në fushë.

* Taulant Seferi e bën “sefte” me Tiranën. Sulmuesi ka arritur të shënojë golin e parë me fanellën bardheblu në ndeshjen e tij të katërt.

* Aktivë gjatë gjithë kohës të dy trajnerët në pankinë. Në një moment ndërprerjeje të lojës, Shehi përfiton për të udhëzuar Bathën, ndërsa në një moment gjatë pjesës së dytë, i bërtet portierit Bekaj për vonesa gjatë lojës. Ky i fundit ka reaguar me një gjest nervoz ndaj trajnerit, por replikat janë fashitur aty.

* Shumë tifozë të Apolonisë e kanë ndjekur ndeshjen nga jashtë rrethimit të stadiumit, si dhe në tarracën e një pallati pranë “Loni Papuçiut”.

* Në pjesën e dytë ka qenë skuadra bardheblu e cila ka dalë e para në fushën e lojës.

* Rikthehet në formacionin bazë Krisild Zoga dhe luan ndeshje të plotë. Herën e fundit, Zoga qe aktivizuar vetëm 10 minuta në barazimin 1-1 me Partizanin.

* Apolonia vazhdon ta thellojë bilancin negativ përballë bardhebluve. Në 25 vitet e fundit, në 17 ballafaqime në Fier në kuadër të Superligës, Apolonia ka arritur 4 fitore, 1 barazim dhe 12 humbje, golat: 27-10 për Tiranën.

* Ka plot 11 vjet, 4 muaj e 5 ditë që Apolonia nuk fiton me bardheblutë. Fitorja e fundit e Apolonisë në Superligë, më 20 shtator 2009: Apolonia – Tirana 2-0, me gola të Agim Metos dhe Mladen Bërkiçit.

BUJAR RAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"