PIKANTE|Bylis-Luftëtari/ Pesë prindër “tifozë” në Ballsh, ambulanca ndërpret ndeshjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2020 | 10:10

PIKANTE|Bylis-Luftëtari/ Pesë prindër “tifozë” në Ballsh, ambulanca ndërpret ndeshjen

* Duel interesant gjatë gjithë lojës mes Gresild Likës dhe Edison Ndrecës. Lojtari i Luftëtarit ishte i papërmbajtshëm dje në “Adush Muça”, madje faullet gjatë 90 minutave ndaj tij ishin të shumta.
Griseld Lika
* Ambulanca kishte ikur për një emergjencë dhe delegati e pikas në minutën e 52-të. Më pas sinjalizon arbitrin kryesor të ndërpresë ndeshjen dhe ashtu ndodh. Por, nuk kalojnë 60 sekonda dhe ambulanca u kthye shpejt.

* 38-39 gradë temperaturat dje në Ballsh, madje ka qenë një nga ditët më të nxehta të kësaj vere, aq sa kjo është ndierë nga të dyja skuadrat që janë freskuar dy herë gjatë lojës, e madje shumë lojtarëve nga djersa u është ngjitur fanella në trup…
ntepe bylis
* Ntepe ndryshe nga sfidat e tjera, dje ndaj Luftëtarit ka luajtur në sulm, madje si “pykë”, detyrë të cilën e ka bërë edhe në Kategorinë e Parë dy sezone më parë…

* Pesë prindër të lojtarëve të Luftëtarit kanë qenë “tifozët” miq që kanë përfaqësuar skuadrën bluzi në Ballsh, ndërsa në tribunë kanë qenë drejtuesit më të lartë të skuadrës mallakastriote.

* Jashtë stadiumit ka pasur edhe disa fansa të Bylisit, madje edhe nga ata që nga qyteti zbritën në ‘Adush Muça’ dhe në dalje kanë përgëzuar lojtarët për këtë fitore që realizuan ndaj Luftëtarit, e cila matematikisht siguroi mbijetesën që dje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"