Pikante Tirana-Kamza/ Devolli puth lojtarin, Martinena bërtet nga tribuna

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2018 | 23:20

Pikante Tirana-Kamza/ Devolli puth lojtarin, Martinena bërtet nga tribuna

“Tirona Fanatcis”, në momentin e daljes së dy ekipeve, kanë shpalosur një parullë me shkrimin: “‘Selman Stërmasi’, president i gjallë. Çunat në zemër e kanë Tironën. Ti e le një amanet, dujeni siç doni nonën. Tiron 1920- 2018”.

39442851_547037289049798_6262259396437344256_n

 

-“Mbro teatrin” ishte parulla që ishte hapur në stadium në mbrojtje të teatrit kombëtar, dhe mos prishjes së tij. Gjithsesi, stjuardët e kanë larguar parullën pa asnjë shpjegim, duke habitur të gjithë të pranishmit.

39453393_228922831124523_520438603348705280_n

-Në tribunën C2, tifozët e Tiranës kishin shpalosur një parullë me mbishkrimin: “Një politikë që s’mbaron, s’e mund dot një pasion”.

-Për herë të parë pas një sezoni të tërë, tribuna ku qëndrojnë “Tirona Fanatics” ka qenë e populluar. Ajo ka qenë e mbushur plot me tifozë, të cilët më në fund janë kthyer në cepin e tyre.

39526399_1882062182089741_2834238838342156288_n

-Edhe pse ishte një ndeshje kampionati, asnjë polic nuk ka qenë i pranishëm në stadium.

-Endri Vrapi, ndihmëstrajneri i Teutës, është parë në “Selman Stërmasi” për të ndjekur sfidën mes bardhebluve dhe Kamzës. Kujtojmë që javën e ardhshme Tirana luan përballë “djemve të detit”.

-Të paktën 3000 tifozë ishin të pranishëm për të ndjekur sfidën mes Tiranës dhe Kamzës. Në ndryshim nga miqësoret e zhvilluara, ku tribunat A dhe B kanë qenë të mbushura plot. Në minutën e 4-t u hapën portat për të hyrë tifozët, të cilët prisnin në radhë për të ndjekur takimin.

-Në tribunë ishte edhe blerja e Kamzës, Nestor Martinena. Argjentinasi ka konfirmuar se nuk është federuar ende, prandaj nuk është në formacion.

ss

-Masado Fukui ishte i pranishëm në stadium dje për të parë sfidën e dy ish-skuadrave të tij. Japonezi zhvilloi edhe një takim me presidentin e Kamzës, Naim Qarri.

-Në minutën e 27-të, Ze Maria thërret Kobinën dhe Sentamunë për të t’u shpjeguar skemat e lojës, pasi ishin jashtë pozicioneve të tyre.

-Në minutën e 40-të, “Tirona Fanatics” djeg stadiumin. Flakadanë dhe tymuese ndizen në sektorin e tyre, por nuk hidhen në fushën e lojës. Nuk ka mbetur pa u thumbuar presidenti i Tiranës, i cili vazhdon të jetë i armiku i tifozëve dhe duhet të largohet nga drejtimi i bardhebluve.

-Në fillim të pjesës së dytë, Devolli zëvendëson Zisin me Mehmetin. Në momentin e zëvendësimit, Devolli flet me lojtarin e tij dhe e puth, madje në faqe.

39406189_519786878469692_6025593542942916608_n

-Gjatë gjithë pjesës së dytë, zëvendëstrajneri Marko Aurelio e ka ndjekur takimin nga tribuna e medias.

-Në minutën e 82-të, gjyqtari i ndeshjes, për vonesë loje, ndëshkon me të verdhë portierin e Kamzës, Avdylin. Tifozët e Tiranës, të cilët ishin kapur prej kohësh me kosovarin, lëshojnë disa shishe në fushën e “Selman Stërmasit”.

-Tri minutat e fundit, Martinena bërtiste nga tribuna, duke ndihmuar shokët e skuadrës me këshilla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"