PIKANTE| Skënderbeu-Vllaznia/ Durimi i Ardian Takajt zgjat vetëm… 15 minuta, ja çfarë ndodhi në Korçë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2020 | 20:25

PIKANTE| Skënderbeu-Vllaznia/ Durimi i Ardian Takajt zgjat vetëm… 15 minuta, ja çfarë ndodhi në Korçë

Skënderbeu-Vllaznia ishte një ndeshje e qetë në Korçë në temperatura të ulëta dhe stadium të boshatisur prej masave “anti-COVID”.

bICAJ

“Panorama Sport” ju sjell pikantet e ndeshjes së parë për Skënderbeun të luajtur për këtë kampionat në stadiumin e Korçës.

* Dy delegacionet janë takuar fillimisht në dhomën VIP të stadiumit për të ndjekur më pas këtë 90-minutësh nga vendet e caktuara sipas protokollit, duke respektuar distancat nga njëri-tjetri.

* Vetëm 15 minuta ka zgjatur durimi i Ardian Takajt në tribunën qendrore. I mërzitur nga loja nën ritëm, por edhe i ftohti në Korçë, presidenti i Skënderbeut ka zgjedhur që pjesën e mbetur të takimit ta shohë në qetësi nga dhoma VIP në tribunën e stadiumit “Skënderbeu”.

* Julian Ahmataj kërkonte qarkullim topi ndeshjen e djeshme dhe revoltohej që të tijtë e humbnin lehtë në disa raste. Kanë qenë të shumta momentet kur Ahmataj i ka tërhequr vëmendjen Pusit dhe Rrapajt për të gjetur hapësirën dhe të qarkullonte topin.

Nga ana tjetër trajneri ka pasur edhe mosmarrëveshje për shkak të gjuhës me Mensah. Ahmataj komunikonte anglisht, urdhrat për sulmuesin që në disa raste nuk kuptoheshin nga ky i fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"