Pikante Laçi-Teuta/ Xhixha në lot, Osmani: Për qejf po luani?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2018 | 23:36

Pikante Laçi-Teuta/ Xhixha në lot, Osmani: Për qejf po luani?

Nga përlotja e Xhixhës për kartonin e kuq, te batuta e Osmanit që shkaktoi ilaritet. Laçi-Teuta u ndoq nga vetëm 50 tifozë, një shifër dramatike, për më tepër që bëhet fjalë për një takim të Kategorisë Superiore, edhe pse të luajtur në fushë asnjanëse si pasojë e punimeve në stadiumin e Laçit. Ja pikantet që sjell “Panorama Sport”.

Laci Teuta

* Sulmuesi i Laçit, Redon Xhixha, nuk i mban dot lotët pas daljes me të kuqe që në minutën e tretë. Kur la fushën mbuloi fytyrën me fanellë, ndërsa Mërgjyshi nuk u besonte syve te ky rast, duke vënë duart në kokë. Tifozët e Laçit u kapën me kryesorin Jorgji për disa vendime e sidomos pas daljes me të kuqe të Xhixhës.

* Dukej sikur stadiumi ishte i dënuar për të luajtur pa tifozë, pasi përveç delegacioneve të të dyja skuadrave, numri i tyre numërohej me gishtat e dorës.

Teuta

* Dy presidentët, Pashk Laska dhe Edmond Hasanbelliu, e panë sfidën në tribunën VIP në shoqërinë e zyrtarëve të tjerë të klubeve respektive.

* Arbitri Jorgji këshillon Mërgjyshin në pjesën e dytë pas ankesave të teknikut të Laçit, i cili më pas u bind dhe u qetësua.

* Nikola Eller i Laçit qëndron i rrëzuar në fushë pas një ndërhyrjeje, por në këtë moment laçianët donin të fillonin lojën dhe i thonë: “çohu”, pavarësisht se kroati ndiente dhimbje pas goditjes.

Laci Teuta

* Pas avantazhit 0-3, disa lojtarë të Teutës e morën me qetësi ndeshjen, por për t’i kujtuar se po luanin një sfidë zyrtare, i bërtet kapiteni Tefik Osmani: “Për qejf po luani mo”?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"