Pikante| Laçi-Skënderbeu/ Tifozë dhe ofendime në kor, kërkohet zbrazja e tribunës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2021 | 20:53

Pikante| Laçi-Skënderbeu/ Tifozë dhe ofendime në kor, kërkohet zbrazja e tribunës

Në ndeshjen e djeshme, përgjatë gjithë transmetimit të ndeshje s’ka pasur ofendime në kor kundrejt lojtarëve të Skënderbeut.

bandicam-2021-05-13-16-16-47-430

Pas vetëm 30 minutash, kryesori është kujtuar të dërgojë kapitenin Ignjatoviç për të qetësuar të pranishmit në tribunë.

Më tej, në komentin e ndeshjes, nga komentatori i “SuperSport”, u tha se vonesa e startit në të dytën erdhi sepse është kërkuar zbrazja e tribunës nga personat e futur tej normave të lejuara nga protokolli.

Skuadrat dolën në fushë, ndërsa arbitrat e takimit kanë dalë me të paktën katër minuta vonesë. Me gjithë këtë tentativë, edhe në fraksionin e dytë të lojës ka pasur ofendime të shumta në kor dhe zëra të shumtë që kanë brohoritur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"