PIKANTE| Kukësi-Besa/ Arbitruan 3 femra, kaos për një faull

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2020 | 9:23

PIKANTE| Kukësi-Besa/ Arbitruan 3 femra, kaos për një faull

Kukësi-Besa u zhvillua dje në kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmes, teksa prodhoi jo pak gjëra interesante brenda dhe jashtë fushës. “Panorama Sport” ju sjell momentet më pikante.
hALLACI
* Kukësi u drejtua nga zëvendëstrajneri Rrahman Hallaçi për shkak se mungoi trajneri Skënder Gega, i cili është prekur nga “COVID-19”. Mungesa e tij krijoji aludime për një largim, por më pas u sqarua. Nga ana tjetër, në stolin e Besës dje debutoi Artan Mërgjyshi.
Mergjyshi
* Para fillimit të ndeshjes, lojtarët e Kukësit i kanë bërë një surprizë të këndshme Rrahman Hallaçit, i cili dje kishte ditëlindjen (37 vjeç) dhe drejtoi skuadrën si trajner i parë.

* Tre minuta ka zgjatur vendimi i gjyqtares Mirela Çemeri lidhur me një goditje dënimi. Ka patur mosmarrëveshje për vendin ku është bërë faulli, pasi fillimisht dora e gjyqtares u drejtua drejt pikës së 11-metërshit për Kukësin, por anësorja Erinda Kume deklaroi që ishte jashtë vijës së 16-shes. U desh më pas ndërhyrja e gjyqtarit të katërt, Olsi Sokoli, që të jepej goditje dënimi jashtë zonës.

* Pas përfundimit të pjesës së parë ka pasur një debat mes shefit të klubit kuksian, Jonuz Hallaçi, si dhe vëzhguesit Sokol Jareci, i cili është njëkohësisht disenjator i arbitrave. Hallaçi kërkoi llogari për gjykimin, ndërsa Jareci e këshilloi se po gabonte me atë që kërkonte.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"