Pikante/ Beratasit harrojnë Çaçon, ultrasit “thumba” Disiplinës e Halilit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2018 | 17:02

Pikante/ Beratasit harrojnë Çaçon, ultrasit “thumba” Disiplinës e Halilit

– Flitej se do të kishte afro 4000-5000 tifozë në shkallët e stadiumit, por realisht kanë qenë jo më shumë se 2500. Edhe pse kjo ndeshje konsiderohet si “derbi i polemikave”, sërish të pranishmit kanë lënë për të dëshiruar me pjesëmarrjen e tyre.

– “Fanatics” nuk e kanë lënë “rehat” Refik Halilin as në stadiumin e Tomorit. Ata, edhe pse e mbështetën skuadrën, të njëjtën gjë nuk bën me presidentin, ndërsa nuk ia kursyen as thirrjet në kor.

tomori tirana

– Lojtarët e Tomorit protestojnë me tone të larta tek anësori, për shkak të një pozicioni jashtë loje të dhënë në drejtim të Sharavollit.

– Në minutën e 23-të, skuadrat freskohen për shkak të temperaturave të larta dhe nxehtësisë që krijonte tapeti me bar artificial.

– Menjëherë pas shënimit të golit nga ana e Kopaçit, tifozët i janë “vërsulur” Tiranës me kore ofenduese.

– E 30-ta minutë dhe ka tension mes tifozëve. Veç fyerjeve në distancë që pushtuan stadiumin, problem u bënë edhe tymueset. Loja u ndal për pak minuta dhe kryesori detyrohet që të dërgojë kapitenin Albi Doka që të këshillojë tifozët bardheblu. Më pas u vendos qetësia edhe prej tifozëve për të vënë nën kontroll situatën.

tirona fanatics

– Në minutën e 35-të, grupimi i “Fanatics” shpalosi një banderole me nënshkrimin “Komision Disipline, dëno pinokun që vjedh shtëpinë time”. Me këtë baner, ata kanë shënjestruar jo vetëm Disiplinën për gjobën e dhënë për tymueset në Ballsh, por edhe presidentin Halili.

– Në minutën e 54-t, trajneri Ze Maria ironizon arbitrin e katërt Ermal Llapra, duke i thënë se rasti i krijuar nuk ishte penallti. Më pas, palët janë ndarë të buzëqeshur.

– Në momentin që futbollistët e Tomorit do të merrnim përsipër ekzekutimin e penalltisë, njëri prej tifozëve ka thënë “Lëre ta gjuajë Çaço”, ndërkohë që 28-vjeçari ndodhej në tribunë për shkak të dënimit që ka marrë nga Disiplina dhe ka ngelur i habitur duke qeshur. Kaq është dashur për të shpërthyer në të qeshura edhe tribuna “VIP” e stadiumit.

– Në minutën e 93-të, Ze Maria kapet me Grecën duke i thënë se duhet të luajë si në fillim.

– Albi Doka gradohet kapiten për ndeshjen ndaj Tomorit. Është lojtari më i ri që ka mbajtur shiritin për këtë sezon.

– Marsel Ismajlgeci, risia e bardhebluve. Mbrojtësi i linjës së majtë i afruar nga të rinjtë. Ai e nisi si titullar dje, ndërsa nga stoli ishte Jurgen Çelhaka, një tjetër produkt i akademisë bardheblu.

– Proteston Gersi Arbri tek arbitrat në fund të ndeshjes. Trajneri i Tomorit për pak minuta shihet duke diskutuar me kryesorin në fund të ndeshjes.

– Kërçiku, Daja dhe Maveje nuk e bënë pushim. Pas ndeshjes, ata zbritën në fushën e stadiumit “Tomori” për të bërë stërvitje, duke qenë se ishin të vetmit që nuk morën minuta dje.

– Në Berat kishte udhëtuar edhe Junus Sentamu, paçka se dje nuk luajti dhe as nuk ishte në pankinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"