Pezullimi i Uilliam Melos me 5 ndeshje, ja si ndryshon formacioni i Partizanit pa brazilianin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 20, 2019 | 14:09

Pezullimi i Uilliam Melos me 5 ndeshje, ja si ndryshon formacioni i Partizanit pa brazilianin

Partizani është dalluar këtë sezon për ndryshimet e shpeshta në formacion, ku nga 16 javë të luajtura, vetëm në dy raste është luajtur dy herë me të njëjtin grup nga minuta e parë. 

Stervitja e Partizanit

Pezullimi i Ulliam Melos dhe Deian Boldor bënë që Partizani të bëjë ndryshime të detyruara nga formacioni që luajti në Durrës. Në këtë rast, mungesë është braziliani, pasi Boldor ishte në stol. Stafi teknik do ta plotësojë mungesën e Melos në varësi të skemës që do të përzgjedhë për Vllazninë.

uilliam kordeiro melo partizani

Nëse do të luhet me skemën 4-3-3, i bie që njëri mes Romeros dhe Kotes të luajë në vendin e brazilianit. Por, duke ditur se duhet rikthimi te fitorja, pas një mungese 3-javore, ndaj Vllaznisë mund të luhet edhe me skemën 4-4-2, ku i bie që mesfusha të kompozohet me Telushin e Brojën në qendër, si dhe Asanin me Çinarin në krah. Ndërsa dyshja sulmuese mund të përzgjidhet mes tre lojtarëve, Bardhi, Solomon dhe Braun.

PARTIZANI

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"