Pësoi 10 gola në 2 ndeshje, por Venger ia vë fajin gjyqtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2017 | 10:18

Pësoi 10 gola në 2 ndeshje, por Venger ia vë fajin gjyqtarit

Arsenali merr valixhet, Arsen Venger: Na e bëri gropën gjyqtari Me shumë mundësi, pritet të perëndojë aventura 21-vjeçare e Arsen Vengerit në krye të Arsenalit. Pas humbjes 2-10 në të dyja ndeshjet kundër Bajernit, menaxheri Venger mori valixhet duke i dhënë lamtumirën Champions-it.

venger

Arsenali arriti të kalojë i pari në avantazh, por gjyqtari grek Anastasios Sidiropulos duket se ka qenë fajtori i anglezëve. “Ne e vumë nën presion Bajernin që në fillim dhe arritëm sërish ta ndëshkojmë të parët. Në pjesën e parë ishim dominant dhe patëm shanse të shënonim dhe golin e dytë. I mbajtëm shumë mirë balancat deri në momentin e vendimit absurd të gjyqtarit.

arsenal bajern

Para se të akordohej penalltia, Levandovski ndodhej në pozicion jashtë loje. Pra, nuk duhej dhënë as penallti dhe as karton i kuq. Ishte pikërisht ky arbitër që na groposi. Është e pamundur të përballosh Bajernin me një lojtar më pak. Pas daljes së Koshielnit humbëm përqendrimin dhe balancat mes reparteve. Vendimi i gabuar i arbitrit na demoralizoi, pasi aty u shuan përfundimisht shpresat tona për të fituar takimin dhe u kualifikuar”, tha Venger.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"