Pesë shqiptarë në fushë, Bazeli i Peços mposht Mançester Junajtid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2017 | 17:57

Pesë shqiptarë në fushë, Bazeli i Peços mposht Mançester Junajtid

Skuadra e Bazelit U-19, e drejtuar nga tekniku me origjinë shqiptare, Arian Peço, ka arritur një fitore të madhe në Ligën e Kampionëve për të rinj. Zviceranët kanë fituar me rezultatin 2-1, ndaj moshatarëve të tyre anglezë, nga skuadra e Mançester Junajtid, duke i marrë kështu edhe vendin e parë në grupin A.

bazel u19a

Në fushën e lojës ishin pjesë edhe pesë lojtarë me origjinë shqiptare, Pukaj, Pepsi, Lokaj e Bislimi nga minuta e parë, si dhe Rashiti i cili u fut si zëvendësues. Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë, ndërsa vetëm një gol i miqve nga Anglia, nuk mjaftoi për të vënë në diskutim sfidën.

bazel u19

Pas 5 ndeshjes në grupin A, Bazeli U-19 i Peços, renditet në vendin e parë, me 10 pikë, ndërsa më pas ndjek pikërisht Mançester Junajtid me 8 pikë. Kujtojmë që ndeshja e parë e luajtur në Angli, kishte përfunduar me shifrat 4-3 për djajtë e kuq.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"