Përmbysje “ëndrrash”, Kukësi në turin e tretë

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Korrik 23, 2015 | 18:04

Përmbysje “ëndrrash”, Kukësi në turin e tretë

kukesi-tifozat

Mlladost – Kukësi 2-4 

Golat: Sçepanoviç 62′, Hoxhaviç 86′ /Moreira 13′, Pejiç 19′, 71′  Flores 31′

Formacioni zyrtar:

Mlladost: Raduloviç, Pejoviç, Novoviç, Lakiç, M.Raduloviç, Milos B.Raduloviç, Lagator, Raiçeviç, Xhorisiç, Vukoviç, Sçepanoviç; Tranjer: Nikola Rakojeviç

Kukësi: Stazhilla, Hallaçi, Malota, Mici, Hasani, Felipe Moreira, Karioka, Xheferson, Muça, Erik Flores, Pejiç; Tranjer: M.Troisi

Kartonë të verdhë: Mici 1′ , Flores 55′ /Lakiç 3′ , Radujoviç 57′

Kukësi realizon “ën drrën” që shumë pak e besonin. Nënkampionët e Shqipërisë i bëjnë një përmbysje spektakolare humbjes së sfidës së parë 1-0 në Tiranë ndaj Mlladost dhe fitojnë 4-2 në takimin e luajtur dje në Podgoricë, duke siguruar kualifikimin në turin e tretë të Ligës së Europës. Skuadra synon të përsërisë edhe një herë historinë e dy viteve më parë, kur në debutim arriti që të kalonte tre ture në Europë. Spektakël, raste, gola dhe një ritëm i kënaqshëm nga të besuarit e Troisit në sfidën e djeshme. Një fitore historike për Kukësin, pasi është më e thella jashtë fushe në Europë. Dopieta e Pejiç, spektakli i Flores, shpërthimet e Kariokës dhe një super Stazhilla në portë janë pikat kryesore ku Kukësi i djeshëm ia doli të gëzojë rreth 200 tifozë që kishin udhëtuar drejt Malit të Zi për të mbështetur skuadrën. Verilindorët ia dolën edhe pse në një moment ndaj tyre dhe të gjithë shqiptarëve u lëshuan thirrje raciste. Ashtu si në 14 tetorin e kaluar në Serbi, për rreth dy minuta gjatë pjesës së parë, tifozët malazez kanë thërritur në korr: “Ubi, Ubi, Sqiptari” që do të thotë: “Vriti, vriti shqiptarët”. E turpshme.

Ndeshja

Me një interesim shumë të pakët nga ana e tifozëve malazezë dhe mbështetje të konsiderueshme të “Armatës së Veriut” për Kukësin në këtë transfertë ka nisur takimi i djeshëm. Taktika e trajnerit Troisi është e qartë, presion që në start. Pejiç, Flores dhe Karioka janë gjithmonë afër zonës kundërshtare edhe kur topin e kanë malazezët. Dhe rezultati është i shpejtë. Në të 13-n, Karioka në hyrje të zonës pason bukur për Moreirën që u vishet bukur mbrojtësve dhe i vetëm me portierin godet saktë, 0-1. Lojtarët dhe stafi festojnë në fushë, në një kohë që tifozët shpërthejnë në shkallë. Nënkampionët e Shqipërisë marrin zemër dhe gjashtë minuta më pas vjen edhe goli i dytë. Moreira krijon hapësirën e nevojshme në të majtë dhe në pozicion diagonal gjuan fort nga rreth 25 metra, portieri vendës nuk e pret topin siç duhet dhe është Pejiç aty që përfiton duke shmangur gardianin malazez dhe shënon me portën bosh, 0-2. Kukësi është në ekstazë dhe trajneri Troisi në stol i duket se “ëndrra” tashmë është shumë pranë. Malazezët nervozohen dhe janë të paqartë në lojën e tyre. Mundohen të sulmojnë nga krahët, por tentativat e tyre janë të dëshpëruara. Tifozët në shkallët e stadiumit nuk i mbajnë më nervat dhe nxjerrin në pah anën e tyre më të errët. Në minutën e 30-të nisin thirrjet raciste: “Ubi, Ubi Sqiptari”, “Vriti, vriti shqiptarët”. Për rreth dy minuta, për lojtarët në fushë dhe ata që e ndjekin ndeshjen nga TV, rikthehen edhe një herë shpërthimet ato shpërthime raciste si në ndeshjen e Beogradit tetorin e kaluar. Sigurisht, në miniaturë në krahasim me ndeshjen e Kombëtares. Dhe për t’u mbyllur gojën ekstremistëve malazezë mendon braziliani Flores.

Në të 32-n, Hasani shërben për Kariokën në të majtë që e mbërrin topin shumë pranë vijës fundore dhe kroson në zonë aty ku Flores godet bukur me kokë dhe 0-3. E pabesueshme, por e vërtetë ajo që ndodh në Podgoricë. Fraksioni i dytë nis me vendësit më kërkues. Por, loja e tyre është shumë e lexueshme dhe e parrezikshme. Përveç ndonjë goditjeje që pritet nga Stazhilla, loja e Mlladost është nën nivelin mesatar. Megjithatë, ata shkurtojnë diferencën në të 62-n. Pas harkimit në zonë, Malota del huq dhe është Stepanoviç që godet bukur dhe shënon. Por, ëndrrat e Mlladost se mund të arrijnë kualifikimin shuhen shpejt. Në minutën e 72-të vjen një aksion perfekt për Kukësin. Biringueta i sapofutur në fushë shërben për Flores në të majtë që pason te Pejiç në zonë, i cili nuk fal dhe 1-4. Historia duket e mbyllur dhe Kukësi nis festën, ndërsa Troisi kursen Pejiç duke e nxjerrë nga fusha. Tre minuta nga fundi është Mlladost që shënon edhe golin e 4-t me anë të shqiptarit të Malit të Zi, Haxhoviç. Nuk ka më histori dhe Kukë- si e menaxhon avantazhin deri në fund. Tani e pret Legia e Varshavës në turin e tretë.

Minutat

Përfundojnë dhe minutat shtesë, Kukësi shënon fitore 2-4 në Podgoricë dhe kualifikohet.
Akordohen 4 minuta shtesë
89′
Gafë e Stazhilës, malazezët pranë golit të tretë, por shpëton për mrekulli porta kuksjane
86′ Gol!
 Mlladost shënon golin e dytë me anë të shqiptarit Altin Hoxhaviç
82′
Malazezët nisen në kundërsulm drejt zonës kuksjane, por pa rezultat. Mbrojtja verilindore nuk thyhet, duke larguar topin nga zona.
78′
Zëvendësim tekk Kulësi, largohet Pejiç, futet Leonardo.
73′
Pejiç niset i vetëm drejt portës kundërshtare, i ndjekur pas nga njëri prej mbrojtësve malazezë, gjuan me të djathtën fuqishëm por topi përfunon jashtë kuadratit.
71′ GOOOOOOOLLLLLLLL,
Pejiç realizon golin e dytë personal dhe të katërtin për skuadrën. Biringueta pason një top drejt Flores, i cili kroson për Pejiç, kroati nuk gabon dhe shënon golin e katërt për skuadrën.
70′
Mundësi e shkëlqyer për Kukësin, pasim nga e djathta për Pejiç i cili gjuan me kokë drej portës, por grushton portieri malazez
69′
Tekniku Rakojeviç kryen zëvendësim, Largohet Lagator, futet Mirkroviç
65′
Flores niset i vetëm në sulm, godet fuqishëm drejt portës, por pret portieri malazez. 
62′
 Gol! Pasim nga e majta drejt zonës, aty gjendet Sepanoviç, i cili godet menjëherë topin me kokë dhe e çon në portë.
60′
Një show i gjatë i vendasve, pasim në zonë dhe Rajçeviç godet me kokë duke e përplasur topin në tokë, këtë herë Stazhilla është me fat, pasi për pak ishte gol, topi përfundon mbi traversë.
57′
Goditje këndi për  vendasit, topi mbërrin në zonë dhe gjuan njëri nga malazezët, por Stazhilla në mënyrë të pabesueshme. 
55′
Flores prek një top me dorë në mënyrë të panevojshme në mesfushë dhe ndëshkohet me të verdhë.
51′
Moment i rrezikshëm tek Kuksjanët, goditje e fuqishme nga një distancë prej 25 m,  Stazhilla grushton topin, i cili rikthehet në këmbet e lojtarëve malazezë, devijohet nga mbrojtja. 
50′ 
Miqtë përpiqen të dominojnë por lënë shumë hapësira mbrapa
49′
Kuksjanët nisin një kundërsulm, por Pejiç kapet në pozicion jashtë loje
46′
Goditje këndi, e ekzekuton FLores, topi përfundon në zonë tek Muça, i cili gjuan me kokë, përfunon mbi traversë
45+1”
Goditje këndi, Stazhilla shpëton portën kuksjane.
Gjyqtari akordon tre minuta shtesë.
44′
Mlladost nis një sulm por thyhet nga Gentjan Muça, dhe më pas kuksjanët nisin një kundërsulm të rrezikshëm, që nuk finalizohet Flores.
43′
Xheferson “vjedh” një goditje standarte, duke vonuar lojën dhe duke acaruar rivalët
42′
Nënkampionët e Shqipërisë janë shumë efikasë në fazën e sulmit por shpesh herë të paqartë në mbrojtje.
41′
Kukësi qarkullon topin dhe përpiqet të ulë ritmin e kundërshtarit .
34′
Mundësi e mirë për Mlladost për të shënuar, por Stazhilla tregohet i vëmendshëm dhe mbron portën kuksjane.
31′
Karioka pason nga e majta drejt zonës, aty gjendet Flores i cili çon topin në portë.
31′ Goooooooollllllllll, Flores shënon golin e tretë për kukësin.
30′
Kore raciste ndaj shqiptarëve në stadium nga tifozët malazezë, të cilët këndojnë “ubi, ubi shqiptaro”
28′ 
Vendasit kthehen në sulm,  janë në zonën e kuksjanëve, kërkojnë të shënojnë por pa rezultat, mbyll mirë mbrojtja veriore
19′ GOOOOOOLLLLLL,Pejiç shënon golin e dytë për Kuksjanët
13′ GOOOOOOOLLLLLLL ,
asist i Xheferson, Moreira kalon në avantazh kuksjanët, 0-1 për skuadrën e Troisit
11′
Goditje këndi për vendasit
9′
Karioka shkakton faull ndaj Raduloviç
7′
Goditje këndi për Kukësin, e ekzekuton Mici, topi përfundon në zonë tek Muça i cili gjuan me kokë por jashtë kuadratit
3′
Mici shkakton faull ndaj Xhorisiç, ndëshkohet me të verdhë 
1′
Lakiç shkakton faull ndaj Xheferson, gjyqtari e ndëshkon me të verdhë
Starton ndeshja 

 

 

Tifozët “Armata e Veriut”  mbërrijnë në Podgoricë.

kukesi1

 Tifoz

 

 

 

 

18:05 Tifozët kuksjanë shpalosin flamurin kuqezi në Tuz. 

tifozet1 tifozat e kukesit

 

 

 

 

 

 

 





www.minuta90.com