Përmbyset Valbona, Tirana B fiton në frymën e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 20, 2015 | 15:25

Përmbyset Valbona, Tirana B fiton në frymën e fundit

kf valbonaEdhe pse ka përfunduar faza e parë e Kategorisë së Dytë, ekipi i Tiranës B nuk i ka ndalur përgatitjet. Skuadra e drejtuar nga Krenar Alimehmeti ka zhvilluar një ndeshje miqësore me Valbonën dhe ka triumfuar në minutat e fundit.

Ndeshja e luajtur në “Skënder Halili” nxori fitues bardheblutë përballë Valbonës së Tropojës që mund të ishte larguar edhe me një barazim. Në pjesën e parë kanë qenë miqtë nga Tropoja ata që shënuan dhe arritën fitoren, pas golit të Nelaj nga pika e bardhë e penalltisë. Në pjesën e dytë vendasit e përmbysën rezultatin me anë të Kurtit dhe kapitenit Lala. Ky i fundit arriti të shënonte në minutën e 90-të duke i dhuruar një fitore morali ekipit të Tiranës B dhe trajnerit Alimehmeti.

Përgatiti Shkëlqim Hasani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"