Përgatitjet vazhdojnë te Luftëtari, do tentohet përmbysja në Kupë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2020 | 13:59

Përgatitjet vazhdojnë te Luftëtari, do tentohet përmbysja në Kupë

Edhe pse ishte ditë e diel, për stafin teknik të Luftëtarit s’ka pushim. Trajneri Nikolin Çoçlli ndoqi nga afër përballjen e prapambetur mes Apolonisë dhe Luftëtarit për U-19, që u fitua nga vendasit me rezultatin 2- 1.

Coclli-Nikolin-trajneri-i-Partizanit 

Ndërsa ndihmësi i tij, Neritan Novi, në “Fushën e Vjetër” vijoi përgatitjet me kontingjentin e lojtarëve që nuk u aktivizuan me Teutën. Nga sot, Luftëtari nis intensivisht përgatitjet për dy sfidat e javës. Të mërkurën, do synojë përmbysjen e humbjes së thellë 3- 0 të pësuar nga Apolonia në Fier, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë.

luftetariii

Ndërsa në fundjavë do të përballet me Flamurtarin në Gjirokastër, në kuadër të javës së 22-të të Superiores. Në ballafaqimin me vlonjatët, Luftëtari pritet të jetë me kontingjent të plotë, pasi nuk ka futbollistë të skualifikuar dhe të dëmtuar.

T. Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"