Përgatitjet/ Miqësoret e prag sezonit, Egnatia dhe Laçi u ndeshën me pretendentët për ngjitjen në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2023 | 15:47

Përgatitjet/ Miqësoret e prag sezonit, Egnatia dhe Laçi u ndeshën me pretendentët për ngjitjen në Superiore

Klubet e kategorive kryesore shqiptare vazhdojnë përgatitjet për startin e sezonit në javën e tretë të gushtit. Në pritje të miqësoreve të luksit, ndaj emrave si Roma e Inter, skuadrat shqiptare po përballen me njëra-tjetrën, për të matur forcën.

egnatia bylis

Këtë të shtunë janë luajtur dy ndeshje shumë interesante. Egnatia, e cila javën tjetër luan ndaj Interit, u përball me Bylisin në stadiumin e Rrogozhinës. Goli i Isgandarli dhe dygolëshi Lilës i dhanë Egnatias suksesin 3-1 ndaj ballshiotëve, për të cilët shënoi Emini.

Ndërkohë, Laçi luajti ndaj Elbasanit, një tjetër pretendenti për t’u ngjtur në elitë. Ishte skuadra e Dedes ajo që e mbylli ndeshjen me fitore, duke triumfuar 2-1 falë golave të Karakaçit dhe Lleshit, teksa Ujka shënoi për kurbinasit.

Egnatia-Bylis 3-1
Isgandarli 52’, Lila 65’, 75’ / Emini 35’

Elbasani-Laçi 2-1
Karakaçi 65’, Lleshi 73’/ Ujka 7’

PANORAMASPORT.AL                 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"